KQZ: PDK, LDK dhe AAK konfirmojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, VV-ja ende pa njoftim zyrtar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka pranuar njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje nga 22 parti politike, ndërsa 8 parti kanë njoftuar mospjesëmarrjen. Gjithashtu, janë njoftuar edhe 2 koalicione, të përbëra nga 5 parti politike. Që nga hapja e këtij afati më 1 maj dhe deri në mesditën e ditës së enjte të 7…

Lajme

07/05/2026 23:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka pranuar njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje nga 22 parti politike, ndërsa 8 parti kanë njoftuar mospjesëmarrjen.

Gjithashtu, janë njoftuar edhe 2 koalicione, të përbëra nga 5 parti politike.

Që nga hapja e këtij afati më 1 maj dhe deri në mesditën e ditës së enjte të 7 majit, disa nga partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por jo edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo sipas informacioneve deri në orën 21:30, ndërsa sonte në orën 24:00 përfundon afati për njoftimet e partive politike.

“Partitë politike që deri në këtë kohë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; 21. Stranka Demokratske Akcije; dhe 22. Partia Demokratike e Kosovës”, konfirmon KQZ.

Partitë politike që deri më tani kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Demokratike e Unitetit; 2. Balli Kombëtar i Kosovës; 3. Lëvizja Qytetare Vatra; 4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava; 5. Partia e Drejtësisë; 6. Srpski Narodni Pokret; 7. Partia Reforma Demokratike; dhe 8. Aleanca Kosova e Re.

 

Partitë politike që deri më tani kanë njoftuar formimin e koalicioneve janë: 1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT); si dhe 2. Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuara).