LDK cakton kandidatin për kryeministër të shtunën dhe vendos përfundimisht në lidhje për bashkëpunimin me Vjosa Osmanin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm gjatë të cilës do të nominohet kandidati për kryeministër. Gjatë kësaj mbledhje do të bëhet edhe hartimi i listës së kandidatëve për deputetë teksa do të shqyrtohet edhe bashkëpunimi me Vjosa Osmanin. Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së do të mbahet të shtunën…

Lajme

07/05/2026 18:34

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm gjatë të cilës do të nominohet kandidati për kryeministër.

Gjatë kësaj mbledhje do të bëhet edhe hartimi i listës së kandidatëve për deputetë teksa do të shqyrtohet edhe bashkëpunimi me Vjosa Osmanin.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së do të mbahet të shtunën nga ora 12:00.