Ish-bashkëpartiakja e Kurtit kalon në PDK, garon për deputete në këto zgjedhje

Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti do të kandidoj përsëri për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit, por me një parti tjetër. Ajo do të jetë kandidate e PDK-së për deputete dhe për këtë ka njoftuar gazetari Adriatik Kelmendi. “Aida, një ndër personat më të angazhuar në Kosovë për kauzat e drejta per vendin dhe shoqërinë…

Lajme

07/05/2026 12:18

Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti do të kandidoj përsëri për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit, por me një parti tjetër.

Ajo do të jetë kandidate e PDK-së për deputete dhe për këtë ka njoftuar gazetari Adriatik Kelmendi.

“Aida, një ndër personat më të angazhuar në Kosovë për kauzat e drejta per vendin dhe shoqërinë në këto 30 vjet, ka vendosur t’i rikthehet aktivizimit të drejtpërdrejtë në politikë. “Mendoj se ka ardhur momenti për ta kthyer vendin kah e mbara: ose tash, ose kurrë”, më tha. PDK-ja sot dhe Kuvendi i Kosovës pas 9 qershorit do të fitojnë shumë, teksa në Rubikon do të ndjehet thellë mungesa e saj. Urime dhe mbarësi, Aida! Qëndro gjithmonë kështu siç je!”, ka shkruar Kelmendi.

Deri tani, as PDK dhe as Dërguti nuk e kanë konfirmuar. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: