Jeta Statovci vazhdon rrugëtimin politik me Osmanin, largohet nga Guxo

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ish-deputetja e Guxo-s, Jeta Statovci do të jetë pjesë e listës së përbashkët të Osmanit me LDK-në. Ajo ka thënë se me Statovcin e kanë nisur bashkë rugëtimin në Kuvend dhe bashkë do ta vazhdojnë drejt Kuvendit, shkruan lajmi.net. “Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori…

Lajme

07/05/2026 11:18

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ish-deputetja e Guxo-s, Jeta Statovci do të jetë pjesë e listës së përbashkët të Osmanit me LDK-në.

Ajo ka thënë se me Statovcin e kanë nisur bashkë rugëtimin në Kuvend dhe bashkë do ta vazhdojnë drejt Kuvendit, shkruan lajmi.net.

“Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara. Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës. Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah”, ka njoftuar Osmani. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: