Krasniqi takohet me Veselin në Hagë: Si gjithmonë, me dashuri të pashuar për Kosovën dhe mall për vendin e tij – Keni të fala të gjithë
Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Hagë ku e ka takuar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli. Ai ka thënë se edhe pas gjithë këtyre viteve të gjata dhe të vështira, Veseli dhe bashkëluftëtarët e tij vazhdojnë ta mbajnë lart dinjitetin, qetësinë dhe besimin në drejtësi. “Si gjithmonë, i fortë në bindjet e tij, me…
Lajme
Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Hagë ku e ka takuar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Ai ka thënë se edhe pas gjithë këtyre viteve të gjata dhe të vështira, Veseli dhe bashkëluftëtarët e tij vazhdojnë ta mbajnë lart dinjitetin, qetësinë dhe besimin në drejtësi.
“Si gjithmonë, i fortë në bindjet e tij, me dashuri të pashuar për Kosovën dhe me mall të madh për njerëzit dhe vendin e vet. Kjo pritje e gjatë nuk është e lehtë për askënd, sidomos kur vendimi vazhdon të shtyhet dhe procesi zvarritet pafundësisht”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka thënë se vazhdojnë të besojnë në pafajësinë e tyre dhe në të drejtën që ky proces të marrë fund sa më parë, me një vendim të drejtë, të pa ndikuar dhe përfundimtar.
“Po i numërojmë ditët deri në kthimin e tyre aty ku përkasin: në atdheun e tyre, pranë familjeve dhe popullit të Kosovës. Deri atëherë, keni të fala të gjithë nga Kryetari dhe shokët e tij!”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: