Osmani me fotografinë e Rugovës mbrapa, fton mërgatën të regjistrohen për të votuar: Pjesa më e bukur e angazhimit tim kanë qenë takimet me ju

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar qytetarët e Kosovës që jetojnë në mërgatë për t’u regjistruar për të votuar. Ajo ka thënë se gjatë kohës së angazhimit të saj si Presidente, pjesa më e bukur kanë qenë takimet me mërgatën. “Edhe pse larg fizikisht, zemra juaj rreh çdo ditë për Kosovën. E keni dëshmuar…

Lajme

06/05/2026 12:48

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar qytetarët e Kosovës që jetojnë në mërgatë për t’u regjistruar për të votuar.

Ajo ka thënë se gjatë kohës së angazhimit të saj si Presidente, pjesa më e bukur kanë qenë takimet me mërgatën.

“Edhe pse larg fizikisht, zemra juaj rreh çdo ditë për Kosovën. E keni dëshmuar edhe në të kaluarën, po e dëshmoni edhe sot. Atdheu ka nevojë për fjalën tuaj, për pjesëmarrjen tuaj. Ejani në Kosovë, ose regjistrohuni për të votuar. Pjesa më e bukur e angazhimit tim kanë qenë takimet ju, pritjet e festimet e përbashkëta”, ka thënë Osmani përmes një video-mesazhi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: