Jeta Statovci ia bën “like” Vjosa Osmanit, a po largohet nga Guxo?

Ish-deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ia ka bërë “like” një postimi të ish-presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Kjo e fundit e bëri një postim në 27 vjetorin e vrasjes së akademikut Fehmi Agani nga regjimi serb, transmeton lajmi.net. Jeta Statovci ishte pjesë e subjektit Guxo që nga koha kur Osmani e…

Lajme

06/05/2026 12:24

Ish-deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ia ka bërë “like” një postimi të ish-presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit e bëri një postim në 27 vjetorin e vrasjes së akademikut Fehmi Agani nga regjimi serb, transmeton lajmi.net.

Jeta Statovci ishte pjesë e subjektit Guxo që nga koha kur Osmani e themeloi atë.

Duke i parë përplasjet mes Osmanit dhe VV-së në muajt e fundit, një “like” mund të jetë një sinjal se Statovci mund të kaloj tek lista e Osmanit, që do të garoj së bashku me LDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit.

Statovci kishte bërë një postim me 4 prill për Vjosa Osmanin kur ajo e kishte përfunduar mandatin si presidente, duke e falënderuar për kontributin.

“Faleminderit për kontributin, Zonja Presidente. Para pesë vitesh, Presidentja Osmani i dha një kahje të re politikës së Kosovës dhe një përkushtim të palodhshëm institucionit që përfaqëson shtetin tonë. U prit në qendrat kryesore vendimmarrëse të botës demokratike dhe punoi për të sjellë njohje e investime për Kosovën. Presidentja Osmani do mbahet mend si një Presidente shumë e mirë e Kosovës, sepse ajo e do vendin, dhe më shumë akoma, e do demokracinë dhe lirinë. Kam pasur nderin e bashkëpunimit me Presidenten, jo vetëm si institucion, por edhe si një grua e fuqishme, si një mike.”, ka shkruar ajo.

Vlen të theksohet që Statovci nuk është parë aktive në “korin sulmues” të VV-së kundër Osmanit./lajmi.net/