“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit” – Abdixhiku flet pas takimit me Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke lënë të kuptohet se priten zhvillime të rëndësishme politike në ditët në vijim. Ai theksoi se takimet mes tyre nuk janë të rralla dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa shtoi se shumë shpejt qytetarët do…

Lajme

30/04/2026 21:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke lënë të kuptohet se priten zhvillime të rëndësishme politike në ditët në vijim.

Ai theksoi se takimet mes tyre nuk janë të rralla dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa shtoi se shumë shpejt qytetarët do të informohen për lajme pozitive, raporton lajmi.net

Sipas Abdixhikut, këto zhvillime lidhen me atë që ai e quajti “rikthimi i madh” i LDK-së në skenën politike.

“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit dhe shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira. Pjese substanciale e kthimit të madh të LDK-së, por shumë shpejt vijmë me lajme të mira”, ka thënë Abdixhiku./Lajmi.net/