PDK në Kijevë kërkon nga Bedri Hamza rikthimin e Fatmir Limajt në parti
Dega e PDK-së në Kijevë të Malishevës i ka drejtuar një kërkesë publike kryetarit të partisë, Bedri Hamza, duke kërkuar rikthimin e Fatmir Limaj në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Në kërkesë theksohet se Limaj ka dhënë kontribut të rëndësishëm në luftën dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës, ndërsa bashkimi i figurave politike, sipas…
Lajme
Dega e PDK-së në Kijevë të Malishevës i ka drejtuar një kërkesë publike kryetarit të partisë, Bedri Hamza, duke kërkuar rikthimin e Fatmir Limaj në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në kërkesë theksohet se Limaj ka dhënë kontribut të rëndësishëm në luftën dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës, ndërsa bashkimi i figurave politike, sipas tyre, do ta fuqizonte PDK-në dhe do të rriste besimin e qytetarëve.
Postimi i plotë:
KËRKESË PUBLIKE NGA PDK KIJEVË
I nderuari kryetar Bedri Hamza,
Ne, si strukturë dhe mbështetës të Partia Demokratike e Kosovës në Kijevë, ndjejmë obligim që publikisht të shprehim qëndrimin tonë:
Kërkojmë që Fatmir Limaj të pranohet dhe të rikthehet në radhët e PDK-së.
Kjo kërkesë bazohet në disa arsye të rëndësishme:
Kontributi i tij i padiskutueshëm në luftën dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës, si pjesë e historisë së përbashkët politike me figura si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Nevoja për bashkim dhe fuqizim të spektrit politik që buron nga vlerat e UÇK-së, në një kohë kur uniteti është më i domosdoshëm se kurrë.
Besimi se tejkalimi i dallimeve të së kaluarës dhe hapja ndaj bashkëpunimit krijon një PDK më të fortë, më gjithëpërfshirëse dhe më të gatshme për sfidat e ardhshme.
Rikthimi i figurave me përvojë dhe mbështetje qytetare kontribuon në rritjen e besimit dhe mobilizimin e elektoratit.
Ne besojmë fuqishëm se PDK është ndërtuar mbi sakrificë, unitet dhe vizion të përbashkët. Bashkimi i të gjithë atyre që kanë kontribuar për këtë parti e forcon edhe më shumë rrugën drejt fitoreve të reja.
Prandaj, kërkojmë që vendimet politike të reflektojnë frymën e bashkimit, respektit dhe fuqizimit të partisë në tërësi.
Me respekt,
PDK Kijevë./Lajmi.net/