Cakolli: Përçarja e Kurtit me Osmanin do ketë impakt në rezultatin zgjedhor

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” tha se në zgjedhjet e reja parlamentare pritet të ketë dalje më të ulët të qytetarëve në votime, krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Cakolli tha se në rezultatin e zgjedhjeve përveç përqindjes së daljes së qyetarëve, përcaktues në rezultatin zgjedhor…

Lajme

30/04/2026 18:55

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” tha se në zgjedhjet e reja parlamentare pritet të ketë dalje më të ulët të qytetarëve në votime, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Cakolli tha se në rezultatin e zgjedhjeve përveç përqindjes së daljes së qyetarëve, përcaktues në rezultatin zgjedhor mund të jetë edhe përçarja e ish-presidentes Osmani me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, raporton KlanKosova.tv.

“Përçarja e kryeministrit në detyrë me ish-presidenten Osmani padyshim që do të ketë impakt në rezultatin zgjedhor. Dy tre palë zgjedhjet e fundit na ka treguar që mundemi mos me qëllu (rezultatin e zgjedhjeve), pasi në radhë të parë misioni i monitorimit jo me domosdoshmërisht kërkon të bësh prognoza dhe e dyta ajo që ka ndodhur në vitin 2025, cikli i bllokadave të njëpasnjëshme, pamundësia e zgjedhjes së kryetarit, pastaj problemet me zgjedhjen e kryeministrit dhe ajo çka ndodhi tash, besoj që rrezikon të ketë impakt të drejtpërdrejt në daljen e votuesve. Dalja e votuesve di të jetë përcaktuese, pasi që sa më e vogël është dalja e votuesve, potenciali për të ndikuar në rezultat është më i vogël. Zakonisht në rastin e partive opozitare, i bie që duhet të ketë dalje më të lartë në zgjedhje që me parametrat matës duken të mangët”, tha Cakolli.