Zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor, Haxhiu publikon vendimin: Obligohet KQZ t’i organizoj ato sipas ligjit në fuqi

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka nënshkruar vendimin për të caktuar dhe për të shpallur zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas këtij njoftimi, zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 7 qershor 2026. “Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarë të gjitha veprimet…

Lajme

30/04/2026 16:47

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka nënshkruar vendimin për të caktuar dhe për të shpallur zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 7 qershor 2026.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarë të gjitha veprimet e nvojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Haxhiu.

Kjo datë është caktuar pas takimit të Haxhiut me kryetarin e KQZ-së Kreshnik Radoniqin si dhe përfaqësuesit e partive politike.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedh Presidentin e Kosovës të martën e 28 prillit. /Lajmi.net/

Vendimi i plotë: 

Screenshot