Zhduket një 28-vjeçar në Durrës, prej 10 ditësh asnjë kontakt me familjen
Një person i moshës 28-vjeçar është shpallur i zhdukur në Durrës. Policia e Shqipërisë ka njoftuar se E.L. ka humbur kontaktet me familjen prej 10 ditësh, raporton TCh. Kjo ka krijuar shqetësim te familjarët dhe babai i tij ka bërë kallëzim në polici dhe po vazhdon puna për gjetjen e tij. “I. L., ka kallëzuar…
Lajme
Një person i moshës 28-vjeçar është shpallur i zhdukur në Durrës.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se E.L. ka humbur kontaktet me familjen prej 10 ditësh, raporton TCh.
Kjo ka krijuar shqetësim te familjarët dhe babai i tij ka bërë kallëzim në polici dhe po vazhdon puna për gjetjen e tij.
“I. L., ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi E. L., 28 vjeç, është larguar nga banesa dhe prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me të. Punohet për gjetjen e tij”, ka njoftuar policia.