Qorrolli: Procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të kalojë përmes Kuvendit, jo mesazheve individuale
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se çdo zhvillim lidhur me zgjedhjen e presidentit duhet të ndjekë procedurat kushtetuese dhe të trajtohet brenda institucioneve, duke refuzuar të komentojë komunikimet individuale. Para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, ai theksoi se roli i presidentit është të përfaqësojë unitetin e qytetarëve dhe se përpjekjet për gjetjen…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se çdo zhvillim lidhur me zgjedhjen e presidentit duhet të ndjekë procedurat kushtetuese dhe të trajtohet brenda institucioneve, duke refuzuar të komentojë komunikimet individuale.
Para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, ai theksoi se roli i presidentit është të përfaqësojë unitetin e qytetarëve dhe se përpjekjet për gjetjen e një kandidati kanë qenë maksimale, raporton lajmi.net
“Nuk dua t’i komentoj mesazhet individuale. Gjithçka që është në procedurë kushtetuese duhet të kalojë në filtrat e Kuvendit. Mesazhet individuale normalisht se mbesin individuale dhe nuk paraqesin qëndrim të tillë, sepse presidenti i Kosovës paraqet unitetin e popullit dhe kur dihet se jemi në ditën e fundit të afatit kushtetues, ne kemi bërë përpjekjen maksimale, ua kemi dhënë edhe mundësinë që të propozojnë kandidatë që do të ishin nga bota jopolitike. Edhe kanë mundësi që edhe sot të nominojnë emra të tjerë”, tha ai.
Ai gjtihashtu tha se Feride Rushiti, si askush tjetër i plotëson standardet për të qenë presidente e Kosovës. Sipas tij, ajo është kandidaturë konsensuale për tërë popullin e Kosovës.
“Feride Rushiti është kandidaturë konsensuale për tërë popullin e Kosovës. Si askush tjetër, zonja Rushiti i plotëson standardet për të qenë shefe e shtetit, nuk është kandidaturë veç e VV-së, por e përfaqëson më së miri se çka ka bërë në këto dy dekada”, deklaroi Qorolli./Lajmi.net/