Tahiri: Kosova është në prag të zgjedhjeve si pasojë e papërgjegjësisë së shumicës parlamentare

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka komentuar situatën aktuale sa i përket çështjes së presidentit. Para seancës, deputeti tha se situata vërteton se Kosova është në prag të zgjedhjeve, dhe sipas tij, kjo është papërgjegjësi e shumicës parlamentare. “Ajo që është shumë shqetësuese dhe brengë e secilit qytetarë është tema kryesore,…

Lajme

27/04/2026 13:23

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka komentuar situatën aktuale sa i përket çështjes së presidentit.

Para seancës, deputeti tha se situata vërteton se Kosova është në prag të zgjedhjeve, dhe sipas tij, kjo është papërgjegjësi e shumicës parlamentare.

“Ajo që është shumë shqetësuese dhe brengë e secilit qytetarë është tema kryesore, zgjidhja dhe zgjedhja e presidentit. Jemi në ditën e fundit, po na përsëritet situata e para disa muajve kur vijmë në ditën e fundit dhe ende nuk e dimë kush janë kandidatët unifikues të cilët potencialisht mund t’i marrin 80 votat në Kuvend, kjo situatë na tregon papërgjegjësinë e shumicës parlamentare”, deklaroi Tahiri.

“Kosova është në prag të zgjedhjeve dhe na tregon për një eksperiment të vazhdueshëm”.