Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një moment i tmerrshëm

Shoqata e Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë ka reaguar pas të shtënave që kanë ndodhur në darkën e organizuar në Uashington. Në një deklaratë për mëdia pas këtij rasti, kjo shoqatë ka thënë se të shtënat e mbrëmshme në Ëashington Hilton ishin një moment i tmerrshëm për të gjithë të pranishmit. Presidentja e shoqatës, Weijia…

Bota

26/04/2026 20:36

Shoqata e Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë ka reaguar pas të shtënave që kanë ndodhur në darkën e organizuar në Uashington.

Në një deklaratë për mëdia pas këtij rasti, kjo shoqatë ka thënë se të shtënat e mbrëmshme në Ëashington Hilton ishin një moment i tmerrshëm për të gjithë të pranishmit.

Presidentja e shoqatës, Weijia Jiang, thotë se veprimet e Shërbimit Sekret dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit mbrojtën mijëra mysafirë.

Gjithashtu, ajo i uron oficerit të plagosur shërim të plotë dhe të shpejtë, raporton BBC.

“Darka jonë ekziston për të festuar Amendamentin e Parë dhe punën e vështirë të përditshme të gazetarëve që e mbrojnë atë. Mbrëmë, ata gazetarë treguan pikërisht llojin e qetësisë dhe guximit që kërkon puna”, ka thënë ajo.