Aksident mes tri veturave në Klinë, një person dërgohet për trajtim mjekësor
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Klinës. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura. “Sot rreth orës 12:30, Policia…
Lajme
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Klinës.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Krushevë-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova për lajmi.net.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të personit të lënduar. /Lajmi.net/