Donald Trump: Të shtënat nuk lidhen me Teheranin, kjo nuk do të më ndalë në përballjen me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se bazuar në informacionet e deritanishme nuk mendon se të shtënat në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë lidhen me luftën në Iran. Sipas Trump veprimet e tij ndaj Teheranit mund ta kenë kthyer në objektiv por theksoi se ai nuk do të ndalet dhe se do ta…
Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se bazuar në informacionet e deritanishme nuk mendon se të shtënat në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë lidhen me luftën në Iran. Sipas Trump veprimet e tij ndaj Teheranit mund ta kenë kthyer në objektiv por theksoi se ai nuk do të ndalet dhe se do ta fitojë luftën në Iran.
“Kur bën gjëra të tilla, bëhesh objektiv. Nëse nuk do t’i bëja ato, ndoshta do të isha shumë më pak objektiv, por jam i nderuar që jam. Kjo nuk do të më ndalojë të fitoj luftën në Iran. Nuk e di nëse kishte ndonjë lidhje me këtë, me të vërtetë nuk mendoj bazuar në atë që dimë”, tha ai.
Trump gjithashtu shtoi se nuk është hera e parë në vitet e fundit që një republikan është sulmuar nga një vrasës i mundshëm. Ai përmendi rastet e mëparshme të atentateve që i janë kryer në dy vite.
Agjentët e FBI-së po vijojnë hetimet lidhur me shkaqet dhe po zhvillojnë kontrolle në një shtëpie në Torrance, një periferi të Los Angeles, që besohet të jetë e lidhur me personin e dyshuar të armatosur që hapi zjarr gjatë darkës vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.