Irani i dërgon ofertë të re ShBA-ve, deklarohet Trump: Ata ofruan shumë, por jo mjaftueshëm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka paraqitur një ofertë të re në kuadër të negociatave mes dy vendeve, por sipas tij ajo ende nuk është e mjaftueshme për arritjen e një marrëveshjeje. Duke folur të shtunën para gazetarëve jashtë Air Force One, Trump bëri të ditur se kishte vendosur të mos…
Bota
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka paraqitur një ofertë të re në kuadër të negociatave mes dy vendeve, por sipas tij ajo ende nuk është e mjaftueshme për arritjen e një marrëveshjeje.
Duke folur të shtunën para gazetarëve jashtë Air Force One, Trump bëri të ditur se kishte vendosur të mos dërgojë më një delegacion amerikan në Pakistan për raundin e ardhshëm të bisedimeve këtë fundjavë, pasi oferta fillestare e Iranit nuk përmbushte pritjet e tij, transmeton lajmi.net.
“Ata na dhanë një dokument që duhej të kishte qenë më i mirë dhe, interesant është se menjëherë pasi e anulova, brenda 10 minutash, morëm një dokument të ri që ishte shumë më i mirë”, deklaroi Trump.
Megjithatë, presidenti amerikan theksoi se edhe oferta e përmirësuar nuk është ende në nivelin që kërkon Uashingtoni.
“Ata ofruan shumë, por jo mjaftueshëm”, shtoi ai.
Deklaratat e Trump sugjerojnë se negociatat mes SHBA-së dhe Iranit mbeten të hapura, por ende larg një marrëveshjeje përfundimtare, pavarësisht lëvizjeve të fundit diplomatike nga Teherani./lajmi.net/