Aksident në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Orllan të Podujevës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se në aksident është përfshirë një automjet dhe dy persona janë lënduar. “Sot rreth orës 16:30, në fshatin Orllan të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka…

Lajme

21/06/2026 18:48

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Orllan të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident është përfshirë një automjet dhe dy persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 16:30, në fshatin Orllan të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/