Tahiri për krizën e presidentit: Lojë e demoduar, por ne jemi këtu
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri e ka cilësuar situatën aktuale politike si një “lojë të demoduar”, duke ironizuar mënyrën se si po zhvillohen diskutimet dhe pritjet për…
Lajme
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri e ka cilësuar situatën aktuale politike si një “lojë të demoduar”, duke ironizuar mënyrën se si po zhvillohen diskutimet dhe pritjet për seancat e radhës, transmeton lajmi.net.
“Duke pritur që ta thërrasin sërish seancën, lojë e demoduar. Por, këtu jemi, se kemi plan me u largu”, ka shkruar ai.
Deklarata e Tahirit vjen në një kohë kur procesi për zgjedhjen e presidentit po shoqërohet me debate dhe mungesë marrëveshjeje mes partive politike.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës që të propozojnë tre kandidatë për postin e presidentit, si pjesë e përpjekjeve për arritjen e një zgjidhjeje politike./lajmi.net/