Haradinaj: Nuk do të jem kandidat për president

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ai nuk do të jetë njëri nga tre të propozuarit eventualë për president të Kosovës. “Jo, nuk do të jem”, tha ai kur u pyet të shtunën, para seancës së Kuvendit të Kosovës. Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti doli…

Lajme

25/04/2026 12:34

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ai nuk do të jetë njëri nga tre të propozuarit eventualë për president të Kosovës.

“Jo, nuk do të jem”, tha ai kur u pyet të shtunën, para seancës së Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti doli sot me një propozim të ri në raport me PDK-në dhe LDK-në, duke u thënë që nëse këto dalin me tri propozime për kryetar të shtetit, njëri nga të cilët edhe mund të zgjidhet në krye të shtetit, partia e tij do ta tërheq kandidatin e saj për këtë pozitë.

Haradinaj i AAK-së dhe kryetari i PDK-së, Bedi Hamza, e quajtën sot këtë propozim të Kurtit joserioz, të vonuar, lojë dhe tallje me qytetarët.