Hamza: Qeveria po e çon vendin drejt zgjedhjeve, PDK s’e mbështet Ligjin për Buxhetin
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë Ligjin për Buxhet, duke e kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë. Kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, deklaroi se veprimet e ekzekutivit po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve. “Edhe kjo është më se e qartë qysh prej fillimit tregohet që të gjitha veprimet…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë Ligjin për Buxhet, duke e kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë.
Kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, deklaroi se veprimet e ekzekutivit po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve.
“Edhe kjo është më se e qartë qysh prej fillimit tregohet që të gjitha veprimet Qeveria është duke i ndërmarr që vendin ta çojë në zgjedhje. Nuk ka pas asnjë veprim serioz që vendin me i dhënë stabilitet institucional. Këtu nuk ka rishikim për komunat. Që 26 vjet pas luftës diçka të tillë s’kam pa, as mos pafsha. Pa tregu si vijnë mjetet… që në mënyrë abuzive ta bëjmë keqpërdorimin parasë publike, për me thjeshtu ta bëjmë blerjen e votës përmes parasë publike. PDK s’e mbështet”, tha Hamza./Lajmi.net/