Mustafa sfidon LVV-në dhe PDK-në: Propozoni vetë tre emra, i bëni 88 vota për president

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas ofertës së re të LVV-së që LDK e PDK të propozojnë tre emra për president. Mustafa ka thënë se iu bën thirrje PDK-së e LVV-së që të propozojnë tre emra dhe që së bashku me votat që i kanë të zgjidhnin presidentin me lehtësi. “Unë i ftoj…

Lajme

25/04/2026 12:18

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas ofertës së re të LVV-së që LDK e PDK të propozojnë tre emra për president.

Mustafa ka thënë se iu bën thirrje PDK-së e LVV-së që të propozojnë tre emra dhe që së bashku me votat që i kanë të zgjidhnin presidentin me lehtësi.

“Unë i ftoj LVV-në dhe PDK-në që së bashku të propozojnë 3 emra për President, kandidatë jashtë skenës aktuale politike.

Së bashku do ta zgjidhnin Presidentin me lehtësi me 88 vota (LVV 66 + PDK 22).

Për shkak të afateve kushtetuese, i pres deri nesër në mesnatë”, ka shkruar Mustafa