Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin në zgjedhje e po paralajmëron zgjedhje tjera pas tyre

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje kërkoi tre emra për President nga partia e saj dhe PDK’ja. Ajo tha se rreth 60 seanca të Kuvendit, Vetëvendosje këmbënguli për ta bërë Albulena Haxhiun kryeparlamentare, ndërsa tha është e gatshme ta japë këtë post, por se presidentin e duan me çdo kusht. Bajrami…

Lajme

25/04/2026 10:05

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje kërkoi tre emra për President nga partia e saj dhe PDK’ja.

Ajo tha se rreth 60 seanca të Kuvendit, Vetëvendosje këmbënguli për ta bërë Albulena Haxhiun kryeparlamentare, ndërsa tha është e gatshme ta japë këtë post, por se presidentin e duan me çdo kusht.

Bajrami paralajmëroi për pasoja të mëdha për shkak të jostabilitetit politik derisa tha se kryeministri Albin Kurti dëshiron të sundojë dhe jo të qeverisë.

“Albini i ka 51%. Me minoritetet – 66 deputetë. E ka qeverinë krejt vetë, me 19 ministri e 4 miliardë euro buxhet në dispozicion. Por të gjitha këto nuk po i mjaftojnë. Kërkon pushtet më shumë se përgjegjësi. Ai po kërkon me sundu jo me qeverisë. Dhe meqë është derivat i krizave nuk i rrihet pa krizë, por ta dini se kostot e sjelljeve të tij janë dëme të pariparushme jo vetëm për qytetarët, por edhe për shtetin e Kosovës”.

Postimi i plotë:

Në vitin 2025 janë mbajtë rreth 60 seanca për ta bërë Albulenën kryetare të Kuvendit dhe asnjë seancë për të bërë ndonjë zgjidhje për qytetarët e vendit.

Kur ata nuk arritën ta bëjnë kryetaren e Kuvendit, e çuan vendin në zgjedhje.

Sot, thonë: “kryetarin e Kuvendit e japim” por presidentin e dojmë me çdo kusht.

Dhe për këtë, Kurti prapë po e çon vendin në zgjedhje, madje po paralajmëron edhe zgjedhje të tjera pas atyre që do të mbahen në qershor.

Në ndërkohë:

Çmimet rriten çdo ditë.

Rinia po ikë.

Albini i ka 51%.

Me minoritetet – 66 deputetë.

E ka qeverinë krejt vetë, me 19 ministri e

4 miliardë euro buxhet në dispozicion.

Por të gjitha këto nuk po i mjaftojnë.

Kërkon pushtet më shumë se përgjegjësi. Ai po kërkon me sundu jo me qeverisë. Dhe meqë është derivat i krizave nuk i rrihet pa krizë, por ta dini se kostot e sjelljeve të tij janë dëme të pariparushme jo vetëm për qytetarët, por edhe për shtetin e Kosovës.

Kosova e ka armikun e jashtëm, e dimë të gjithë cili është, por jostabiliteti politik është armiku më i madh brenda vendit.