BE “lobon” në Greqi për integrimin, Marta Kos viziton Athinën: Morëm sinjale të mira për Shqipërinë dhe vendet kandidate

Bashkimi Europian mbetet i vendosur për zgjerimin me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku sipas zyrtarëve më të lartë të unionit, kryesojnë procesin Shqipëria dhe Mali i Zi. Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, zhvilloi takime të nivelit të lartë në Greqi, prej ku mori garanci për mbështetjen e këtij procesi. “Greqia është…

Lajme

23/04/2026 19:55

Bashkimi Europian mbetet i vendosur për zgjerimin me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku sipas zyrtarëve më të lartë të unionit, kryesojnë procesin Shqipëria dhe Mali i Zi.

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, zhvilloi takime të nivelit të lartë në Greqi, prej ku mori garanci për mbështetjen e këtij procesi.

“Greqia është një partner i rëndësishëm në zgjerimin e Bashkimit Europian, duke u kufizuar me disa vende kandidate. Në Athinë me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, diskutova zhvillimet e fundit pozitive në Mal të Zi, Shqipëri, Ukrainë, Moldavi, si dhe rrugën e zgjerimit drejt Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor”, tha Marta Kos.

Angazhimin e Greqisë për integrimin e rajonit e konfirmoi edhe ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis, gjatë takimit në Athinë me Komisioneren Kos.

“Qeveria greke është shumë e angazhuar në procesin e zgjerimit, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, dhe do të luajë një rol vendimtar në nxitjen e progresit gjatë Presidencës së saj të Këshillit në një moment të rëndësishëm vitin e ardhshëm”.

Në fokus të bisedimeve mes Komisioneres Marta Kos dhe zyrtarëve të lartë grekë kanë qenë edhe marrëdhëniet me Turqinë dhe të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian, veçanërisht Qipron./TCH