Hamza shpreh ngushëllime për vdekjen e Qosjes: Kontribuoi në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në përpjekje për liri e barazi të popullit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Ai ka thënë se humbja e tij është e madhe për familjen Qosja, për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar, shkruan lajmi.net. “Si akademik i shquar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin shkencor dhe kulturor shqiptar, duke lënë pas…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.
Ai ka thënë se humbja e tij është e madhe për familjen Qosja, për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar, shkruan lajmi.net.
“Si akademik i shquar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin shkencor dhe kulturor shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar dhe të pazëvendësueshme për brezat që vijnë. Si mendimtar i angazhuar në çështjet politike, akademik Rexhep Qosja kontribuoi edhe në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në përpjekjet për liri e barazi të popullit tonë”, ka shkruar Hamza.
Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij dhe ka thënë se kujtimi dhe vepra e akademikut Qosja do të mbeten të përhershme. /Lajmi.net/