Musliu i reagon Gecit për ofendimin ndaj Çitakut: Zëri ynë do të jetë gjithmonë më i fortë se tentativat për ta shuar, nuk mund të na ndalni
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar në lidhje me deklaratat ofenduese të deputetit të VV-së, Fatos Gecit ndaj deputetes Vlora Çitaku. Ajo ka thënë se pavarësisht ofendimeve, paragjykimeve, bullizimeve e sharjeve që i janë bërë asaj, nuk është viktimizuar dhe nuk ka kërkuar mbështetje apo mbrojtje nga askusht por ka reaguar që këto të…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar në lidhje me deklaratat ofenduese të deputetit të VV-së, Fatos Gecit ndaj deputetes Vlora Çitaku.
Ajo ka thënë se pavarësisht ofendimeve, paragjykimeve, bullizimeve e sharjeve që i janë bërë asaj, nuk është viktimizuar dhe nuk ka kërkuar mbështetje apo mbrojtje nga askusht por ka reaguar që këto të mos bëhen normë dhe standard në vendin tonë.
Musliu ka thënë se e dënon ashpër gjuhën që u përdor ndaj Çitakut.
“Jo pse Vlora ndjehet e ofenduar as që ja ka frikën dikujt por për t’i treguar secilit që merr guximin të ofendojë, linçojë apo kërcënojë një grua, se rruga jonë është rrugë e trasuar nga gra që kanë sfiduar mentalitete kanë thyer barriera kanë mposhtur aqrmiq dhe nuk janë zmbrapsur asnjëherë para padrejtësisë nga kushdo që ka ardhë. Prandaj, kushdo që mendon se mund të na heshtë me fyerje apo kërcënime, gabon rëndë”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se nuk tërhiqen, frikësohen e as nuk ndalen.
“Zëri ynë do të jetë gjithmonë më i fortë se çdo tentativë për ta shuar atë”, ka shtuar Musliu.
“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, dëgjohet duke i thënë deputetes Çitaku. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: