“Nëse shkojmë në zgjedhje, opozita dëmtohet më shumë” – Arbërie Nagavci

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka diskutuar mundësinë e zgjedhjeve të reja. Ajo ka thënë se partitë opozitare do të gabojnë përsëri. “Unë mendoj dhe vlerësoj që ndoshta nëse Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dëshirojnë palë zgjedhje të reja, thjesht mendojnë se nuk kanë çfarë të humbin, por…

Lajme

21/04/2026 22:01

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka diskutuar mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Ajo ka thënë se partitë opozitare do të gabojnë përsëri.

“Unë mendoj dhe vlerësoj që ndoshta nëse Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dëshirojnë palë zgjedhje të reja, thjesht mendojnë se nuk kanë çfarë të humbin, por kam frikë se do të gabojnë përsëri. Unë besoj që qytetarët, sidomos në raste të ndjeshme, kanë bërë vlerësimin e drejtë”, deklaroi ajo në Politiko.