Takimet me Kurtin, Abdixhiku: Ai mendonte që na duhej një President që merrej me Shoqatën e Zjarrfikësve – Ai fliste vetëm për pazare, jo parime
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me diskutimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për çështjen e Presidentit. Ai ka thënë se ndihet keq që këtë të marte do të kemi një ushtrues detyre të Kryetares së Kuvendit e që është ushtruese detyre të Presidentes. Ai ka thënë se Kurti pas 28…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me diskutimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për çështjen e Presidentit.
Ai ka thënë se ndihet keq që këtë të marte do të kemi një ushtrues detyre të Kryetares së Kuvendit e që është ushtruese detyre të Presidentes.
Ai ka thënë se Kurti pas 28 dhjetorit, ka vendosur që ta formoj fillimisht Kuvendin e Kosovës, më pas Qeverinë, të votoj marrëveshjet ndërkombetare dhe krejt në fund të flas për Presidentin dhe këtë proces e ka ndarë me fillim.
Abdixhiku ka thënë se në të gjitha takimet ai ka propozuar gjëra të tjera përveç Presidentit, shkruan lajmi.net.
I pari i LDK-së, ka folur edhe për takimet dhe bisedat mes tyre.
“Ne kemi pas takimin e parë dhe në këtë takim ka thënë që gjasat më të mëdha janë me shku në zgjedhje, unë i thash që nuk kam ardh për zgjedhje por me gjet zgjidhje. I thash nese kemi me shku në zgjedhje janë tri alternativa, e para është imponimi i kandidatit tha nuk do ta imponoj kandidatin. I thash nëse na e imponon atë, unë pshtetem për muri dhe duhet me shku te kryesia jem e me i than na e ka nxan derën një parti tjetër po na kërcënon me zgjedhje a shkojm në zgjedhje, edhe e di që të gjithë thojnë shko në zgjedhje. Tha nuk e imponoj, e atëherë ja dhash dy alternativa. E para është kandidati koncensual dhe e dyta marrëveshja klasike politike dhe tha jam i gatshëm për të dyja. Kur dolëm në media unë i thash dhe ai tha që kandidati nuk do të është me librezë partiake, nuk e di për kë e pat mendjen por më duket se për dikë nga familja Jashari. Në qoftë se nuk ka kandidat koncensual atëherë përpiqemi për marrëveshje klasike politike. Po ashtu jemi pajtu që për LDK-në dhe për mu nuk do të ketë një skenar që Presidenti do të jetë vazhdim i Qeverisë tënde, pra jo që vjen nga partia jote”, ka thënë Abdixhiku në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se 51% që i ka dhënë populli, i ka dhënë atij mundësinë të qeveris vetë por për çështen e Presidentit, ka thënë se LDK nuk pranon të jetë zgjatim i partisë së VV-së
“Pastaj e dëgjova Konjufcën që në takim me Spiropalin tha që VV nuk duhet të vendos kandidat nga partia e tyre dhe të vëj në pozitë të keqe asnjë parti. Më pas u rritën apetitet për dy çështje, për një president të parëndësishëm. Unë mundoja ti thoja të ketë balanc në institucion. Le të themi që unë dhe LDK po çmendemi dhe po e pranojmë ofertën tënde, pastaj të martën ti do të kesh Qeverinë, Kuvendin me shumicë, Presidentin prej VV dhe e pyesja çka po të duhet kjo. Dhe o vlla as ty s’ti ka dhënë populli krejt”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se pozitën e Presidentit nuk e ka kërkuar asnjëherë, sepse ka thënë se nuk do t’ia kërkonte Kurtit këtë që ai të thoshte ma kërkoi me 15 deputetë.
“Unë jam mundu të flasim për parime e vazhdimisht kemi mbet tu fol për pazare. Gjithçka folej për pazare, unë kërkoja hajde flasim çfarë presidenti i duhet Kosovës, çka bën ai për politikën e jashtme, për drejtësinë”, ka thënë ai.
Ai ka treguar edhe se çfarë Presidenti e kërkonte Kurti.
“Përgjigja ishte që neve na duhet një President që merret me Shoqatën e Zjarrfikësve. Unë mendoj që na duhet një president që ulet e flet me Donald Trumpin e kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO-n”, ka shtuar Abdixhiku.
Afati për zgjedhjen e Presidentit, përfundon të martën më 28 prill, e më pas vendi do të shkoj në zgjedhje nëse nuk zgjedhet Presidenti. /Lajmi.net/