Durmishi: Ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci, UÇK është vlera më e lartë e kombit
Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi ka reaguar në lidhje me deklaratën skandaloze që deputeti i VV-së, Fatos Geci ka dhënë sot në Kuvendin e Kosovës. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndihet i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci. “Unë ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci! Lufta jonë…
Lajme
Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi ka reaguar në lidhje me deklaratën skandaloze që deputeti i VV-së, Fatos Geci ka dhënë sot në Kuvendin e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndihet i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci.
“Unë ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci! Lufta jonë ishte e pastër dhe çlirimtare! UÇK është vlera më e lartë e kombit tonë!”, ka shkruar Durmishi në Facebook.
Geci sot në Kuvendin e Kosovës duke folur për dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit, vrasësit të Liridona Ademajt, ka thënë se me fatin e njëjtë do të përballet edhe Hashim Thaçi, ish Presidenti i Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: