Dënimi për vrasësit e Liridona Ademajt, Bajrami: Dëshmi se kush kryen krime të tilla përballet me dorën e fortë të drejtësisë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt dhe 30 vite burg për Kushtrim Kokallën. Ajo ka thënë se ky dënim është një lehtësim për familjen e Liridonës dhe për gjithë shoqërinë tonë, ndërsa ka thënë se të gjithë…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt dhe 30 vite burg për Kushtrim Kokallën.
Ajo ka thënë se ky dënim është një lehtësim për familjen e Liridonës dhe për gjithë shoqërinë tonë, ndërsa ka thënë se të gjithë duhet të angazhohemi që raste të tilla të vrasjes së grave të mos ndodhin.
“Dënimi me burgim të përjetshëm është një dëshmi se kush kryen krime të tilla përballet me dorën e fortë të drejtësisë. Ky vendim duhet të shërbejë si paralajmërim i qartë se kush kryen krime do të kalbet nëpër burgje!”, ka shkruar Bajrami. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: