Ambasadori i SHBA në NATO, i pritur sot nga Haxhiu, më 2019 mbështeti Kadri Veselin dhe PDK-në në zgjedhje
Matthew G. Whitaker, Përfaqësues i Përhershëm i Shtetet e Bashkuara të Amerikës në NATO, ka qëndruar sot për vizitë në Kosovë, ku është pritur nga U.D. Presidentja Albulena Haxhiu. Vizita e tij vlerësohet si një tjetër dëshmi e përkushtimit të fuqishëm amerikan ndaj Kosovës, partneritet që ka qenë vendimtar në momentet kyçe të shtetndërtimit dhe…
Lajme
Matthew G. Whitaker, Përfaqësues i Përhershëm i Shtetet e Bashkuara të Amerikës në NATO, ka qëndruar sot për vizitë në Kosovë, ku është pritur nga U.D. Presidentja Albulena Haxhiu.
Vizita e tij vlerësohet si një tjetër dëshmi e përkushtimit të fuqishëm amerikan ndaj Kosovës, partneritet që ka qenë vendimtar në momentet kyçe të shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar të vendit.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Whitaker viziton Kosovën. Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019, ai ishte i pranishëm në vend gjatë fushatës zgjedhore, ku dha mbështetje të hapur për Kadri Veselin dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Në atë kohë, Whitaker e kishte cilësuar Veselin si një lider që jo vetëm është patriot, por edhe një figurë që bashkon njerëzit, duke vlerësuar rolin e tij në ndërtimin e institucioneve dhe forcimin e unitetit politik në vend.
Kjo mbështetje publike nga një figurë e lartë amerikane në fushatën e vitit 2019 mbetet një moment i rëndësishëm politik, që dëshmon lidhjet e forta ndërmjet Partia Demokratike e Kosovës dhe partnerëve strategjikë ndërkombëtarë.
PDK ka theksuar vazhdimisht se orientimi i saj euroatlantik dhe bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të dhe NATO-n mbeten shtyllë e pandryshueshme e vizionit të saj politik për Kosovën.