Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri për provimin e jurisprudencës kur komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor – Cili është motivi i kësaj

Shefi i Kabinetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po kërkon një komision të ri për Provimin e Jurisprudencës. Ai ka thënë se komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor. Tahiri tha se do të konsultohet me juristë që të mos lejohet Qeveria të ndërmarrë veprime kundërkushtetuese. “Sot…

Lajme

20/04/2026 16:14

Shefi i Kabinetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po kërkon një komision të ri për Provimin e Jurisprudencës.

Ai ka thënë se komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor.

Tahiri tha se do të konsultohet me juristë që të mos lejohet Qeveria të ndërmarrë veprime kundërkushtetuese.

“Sot qeveria ka propozuar komision të ri për provimin e jurisprudencës. Ky komision duhet të emërohet nga Kuvendi. Me sa kam informacione, Komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor. Si mund të emërohet një komision i ri derisa komisioni aktual ka ende mandat dhe cili është motivi i kësaj? Do të sigurohem që të konsultohem me juristë që të mos lejojmë qeverinë e VV-së të ndërmarë veprime kundërkushtetuese”, ka shkruar Tahiri.