Kurti kërkon statusin e vendit kandidat, Musliu-Shoshi: Kjo nuk bëhet me fjalë por me punë, tregohu qytetarëve pse ke mbetur në vendnumëro

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar statusin e vendit kandidat nga Bashkimi Evropian, e për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi. Ajo ka thënë se integrimi evropian nuk bëhet me fjalë por me punë, dhe ka thënë se 40 muaj pas puna po mungon ndërsa propaganda po vazhdon. “Kryeministri sot i kërkon…

Lajme

20/04/2026 12:21

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar statusin e vendit kandidat nga Bashkimi Evropian, e për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Ajo ka thënë se integrimi evropian nuk bëhet me fjalë por me punë, dhe ka thënë se 40 muaj pas puna po mungon ndërsa propaganda po vazhdon.

“Kryeministri sot i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat, ndërsa harron t’u tregojë qytetarëve pse Kosova ka mbetur në vendnumëro për më shumë se 5 vite. Nuk është problemi te BE-ja. Problemi është te mungesa e rezultateve, te dështimet në diplomaci dhe te izolimi që kjo qeveri ia ka imponuar vendit”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nuk mjafton të thuash “kemi aplikuar” por duhet të tregsh se çfarë ke bërë që ai aplikim të ec përpara.

“Kosova nuk ka nevojë për komitete të reja e task-forca që prodhojnë vetëm deklarata. Kosova ka nevojë për lidership që ndërton besim, që forcon aleancat dhe që sjell rezultate konkrete”, ka shtuar ajo. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: