Ara, shtëpi e banesa – Mbi gjysmë milioni pasuri të paluajtshme e mijë euro kursime, ja çka deklaroi Donika Kadaj Bujupi

Pas përfundimit të afatit për të deklaruar pasurinë zyrtarët publik, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka filluar t’i publikoj të dhënat e tyre.. Pavarësisht se të gjithë paguhen nga shteti, pasuria që kanë krijuar disa prej tyre është e madhe. Këshilltarja e ish-Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, Donika Kadaj Bujupi e cila ka marrë këtë…

Lajme

20/04/2026 10:46

Pas përfundimit të afatit për të deklaruar pasurinë zyrtarët publik, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka filluar t’i publikoj të dhënat e tyre..

Pavarësisht se të gjithë paguhen nga shteti, pasuria që kanë krijuar disa prej tyre është e madhe.

Këshilltarja e ish-Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, Donika Kadaj Bujupi e cila ka marrë këtë detyrë më 3 prill 2023, e që për vite me radhë kishte funksione të ndryshme politike, ka arritur që të krijoj pasuri të shumtë.

Shumicën e kësaj pasurie e ka fokusuar në pasuri të paluajtshme, kryesisht ara, shtëpi, lokal e banesë.

Në regjistrin e deklarimit të pasurisë, ajo ka deklaruar gjashtë ara që kapin vlerën e përbashkët të rreth 50 mijë eurove, apo gjithsej 49 mijë e 867 euro.

Këto ara ajo i ka deklaruar në pronësi të bashkëshortit, fëmijëve dhe disa në pronësi të përbashkët.

Përveç tyre. Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar shtëpi në vlerë prej 400 mijë euro në pronësi të bashkëshortit, lokal në pronësi të përbashkët në vlerë 23 mijë e 275 euro, dhe banesë në vlerë të 80 mijë eurove në pronësi të bashkëshortit. Pasuria e paluajtshme e saj dhe familjes kap vlerën e gjysmë milioni eurove, apo 551 mijë e 207 eurove.

Përveç pasurisë së paluajtshme, ajo ka deklaruar edhe pasuri të luajtshme, saktësisht dy vetura. Një veturë në vlerë 5 mijë e 500 euro në pronësi të fëmijëve dhe një në pronësi të saj në vlerë të gjashtë mijë eurove.

Në pronësi të bashkëshortit të saj, Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar edhe 100% të aksioneve në dy shoqëri tregtare, tek “NAS” dhe “Kosovanews”.

Ajo ka deklaruar edhe mbi 1 mijë e 600 euro kursime.

Pavarësisht pasurisë së madhe, Kadaj Bujupi ka deklaruar edhe kredi të mbetur në vlerë 6 mijë e 660 euro në emër të saj, dhe 30 mijë euro në emër të bashkëshortit të saj.

Nga të ardhurat vjetore, Kadaj Bujupi ka deklaruar 21 mijë e 2021 euro pagë nga Presidenca e Kosovës, dhe 8 mijë e 866 euro nga meditje.

Ajo ka deklaruar 12 mijë e 764 euro pagë vjetore nga Telekomi i Kosovës për bashkëshortin e saj dhe 8 mijë e 622 euro për fëmijën e saj gjithashtu nga Thesari i Kosovës.

Donika Kadaj Bujupi ka ushtruar detyrën e këshilltares së ish-Presidentes Vjosa Osmani që nga 2023-ta. Ajo ishte deputete e VV-së për një mandat ndërsa para VV ajo ishte deputete e AAK-së. /Lajmi.net/

Deklarimi i plotë