​Konjufca takon homologun e tij belg Maxime Prevot

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po pret në takim homologun e tij belg, Maxime Prevot. Pas takimit Konjfuca dhe Prevot do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës të enjten po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë ditës ai u prit edhe…

Lajme

16/04/2026 15:15

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po pret në takim homologun e tij belg, Maxime Prevot.

Pas takimit Konjfuca dhe Prevot do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës të enjten po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë ditës ai u prit edhe nga kryeministri, Albin Kurti, si dhe do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.