Sulm në stacionin policor në Podujevë, i dyshuari godet dy zyrtarë policorë
Një person i arrestuar dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit policor në Podujevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:35, kur i dyshuari, derisa ndodhej në stacionin policor, ka sulmuar dy zyrtarët policorë, shkruan lajmi.net. Si pasojë e incidentit, si dy zyrtarët policorë…
Lajme
Një person i arrestuar dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit policor në Podujevë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:35, kur i dyshuari, derisa ndodhej në stacionin policor, ka sulmuar dy zyrtarët policorë, shkruan lajmi.net.
Si pasojë e incidentit, si dy zyrtarët policorë ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/