Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Arabisë Saudite në Kosovë
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës Sh.T. Faisal Ghazi Hifzi, Ambasador jorezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite për Republikën e Kosovës. Me këtë rast, Konjufca e ka falenderuar ambasadorin Hifzi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet…
Lajme
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës Sh.T. Faisal Ghazi Hifzi, Ambasador jorezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite për Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, Konjufca e ka falenderuar ambasadorin Hifzi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.
“Ai shprehu vlerësimin e tij për raportet miqësore mes dy vendeve dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Zëvendëskryeministri Konjufca i uroi ambasadorit Hifzi suksese në angazhimet e tij të ardhshme”, ka njoftuar MPJD. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: