Përvjetori i Shkëlzenit me bashkëluftëtarë, Haradinaj: Luftëtarë sypatrembur, ata u bënë mburojë për popull dhe Atdhe
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në homazhet e organizuara në Gllogjan dhe Maznik, në nder të 27-vjetorit të rënies së heronjve Luan dhe Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj, si dhe 21-vjetorit të rënies së luftëtarit të lirisë Enver Haradinaj. Së bashku me bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, Haradinaj mori…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në homazhet e organizuara në Gllogjan dhe Maznik, në nder të 27-vjetorit të rënies së heronjve Luan dhe Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj, si dhe 21-vjetorit të rënies së luftëtarit të lirisë Enver Haradinaj.
Së bashku me bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, Haradinaj mori pjesë edhe në “Marshin e Lirisë”, i cili nisi nga Kulla e Dëshmorëve në Gllogjan dhe përfundoi në Maznik, te lapidari i heronjve.
Haradinaj vlerësoi lart sakrificën e të rënëve për liri, duke i cilësuar ata si luftëtarë sypatrembur që u bënë mburojë për popullin dhe atdheun.
“Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu,” ka deklaruar Haradinaj.