Ilir Deda: Sovraniteti i Kosovës ende i papërmbyllur në arenën ndërkombëtare
Analisti politik Ilir Deda, në Adresa tha se çështja e sovranitetit të Kosovës mbetet ende e papërmbyllur në nivel global. Ai ka theksuar se për shumë vite shtetësia është matur kryesisht përmes anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, pavarësisht zhvillimeve të brendshme politike, Kosova ende nuk ka arritur konsolidim të plotë ndërkombëtar…
Lajme
Analisti politik Ilir Deda, në Adresa tha se çështja e sovranitetit të Kosovës mbetet ende e papërmbyllur në nivel global.
Ai ka theksuar se për shumë vite shtetësia është matur kryesisht përmes anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Sipas tij, pavarësisht zhvillimeve të brendshme politike, Kosova ende nuk ka arritur konsolidim të plotë ndërkombëtar të shtetësisë së saj.
“Çështja e sovranitetit është se deri para disa vitesh është matur me atë se a je pjesë e Kombeve të Bashkuara apo jo. Kosova nuk e ka shtetësinë e përfunduar, pavarësisht rrymave të brendshme nuk ka kurrfarë efekti të vërtetë pa e përfunduar shtetësinë në nivel global. E tek mandej mund të flitet për këtë punë.”, tha Deda.