Policia australiane heton akuzat ndaj Katy Perry për abuzim seksual
Policia në Australi ka nisur një hetim lidhur me akuzat për abuzim seksual të ngritura ndaj këngëtares së njohur Katy Perry nga aktorja Ruby Rose, shkruan Daily Mail. Sipas pretendimeve të Rose, ngjarja ka ndodhur në vitin 2010 në një klub nate në Melbourne, ku të dyja ndodheshin së bashku. Aktorja, e njohur për rolin…
ShowBiz
Policia në Australi ka nisur një hetim lidhur me akuzat për abuzim seksual të ngritura ndaj këngëtares së njohur Katy Perry nga aktorja Ruby Rose, shkruan Daily Mail.
Sipas pretendimeve të Rose, ngjarja ka ndodhur në vitin 2010 në një klub nate në Melbourne, ku të dyja ndodheshin së bashku. Aktorja, e njohur për rolin e saj në serialin Orange Is the New Black, pretendon se është sulmuar seksualisht nga këngëtarja.
Katy Perry ka mohuar kategorikisht këto akuza.
Një zëdhënës i policisë së shtetit Victoria konfirmoi se hetimet janë në vazhdim.
“Detektivët e njësisë për hetimin e krimeve seksuale (SOCIT) po hetojnë një rast të pretenduar të sulmit seksual që ka ndodhur në Melbourne në vitin 2010. Duke qenë se hetimi është ende në proces, nuk mund të japim komente të mëtejshme në këtë fazë,” thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, Ruby Rose ka reaguar edhe në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se ka përfunduar dhënien e deklaratave pranë autoriteteve dhe se nuk mund të flasë më publikisht për rastin për shkak të hetimeve. Ajo shtoi se kjo situatë i ka sjellë njëfarë lehtësimi dhe i mundëson të nisë procesin e shërimit.
Aktorja kishte bërë publike akuzat disa ditë më parë, duke theksuar se i janë dashur pothuajse dy dekada për të folur për ngjarjen e pretenduar.