U zgjodh anëtar i kryesisë së LDK-së, Havolli falenderon Abdixhikun: Do ta mbështes çdo herë në qëndrime parimore e bindje të djathta
Sokol Havolli e ka falenderuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun pasi vendosi që ai të jetë anëtar i kryesisë së LDK-së3. Havolli ka thënë se do të vazhdoj ta mbështes Abdixhikun në rrugëtimin e tij si kryetar i partisë. “Angazhimin si anëtar i Kryesisë së LDK-së, si vazhdim i rrugëtimit konsistent politik, do të synoj…
Lajme
Sokol Havolli e ka falenderuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun pasi vendosi që ai të jetë anëtar i kryesisë së LDK-së3.
Havolli ka thënë se do të vazhdoj ta mbështes Abdixhikun në rrugëtimin e tij si kryetar i partisë.
“Angazhimin si anëtar i Kryesisë së LDK-së, si vazhdim i rrugëtimit konsistent politik, do të synoj çdo herë ta mbështesë në qëndrime parimore, bindje të djathta dhe përkushtim te plotë ndaj vlerave të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Politika ka kuptim vetëm kur mbështetet mbi parime, përgjegjësi dhe fjalë të mbajtur ndaj vizionit që përfaqësojmë”, ka shkruar Havolli në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: