Organizatat e shoqërisë civile alarmojnë për kapje nga pushteti të RTK-së dhe KPM-së: Po përpiqen që t’i kryejnë këto procese para 28 prillit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe aktivistja Flutura Kusari kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë shprehur shqetësime serioze lidhur me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) dhe atij të Komisionit të Pavarur për Media (KPM). Aktivistja Flutura Kusari theksoi se…

Lajme

15/04/2026 09:05

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe aktivistja Flutura Kusari kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë shprehur shqetësime serioze lidhur me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) dhe atij të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Aktivistja Flutura Kusari theksoi se përzgjedhja e anëtarëve duhet të bazohet në pavarësi dhe profesionalizëm, duke kritikuar ndikimin e mundshëm politik në këtë proces.

“Një person që bëhet anëtar i bordit të RTK-së duhet të jetë i pavarur dhe jo ta shohim nëpër kafe me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh ajo.