Byroja për Konfiskim të Pasurisë, Gërvalla: Vendimi për konfiskim merret nga gjykata

Komisioni për Legjislacion ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e dërguar atë për procedura të mëtejshme në Kuvend. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka vlerësuar projektligjin si një instrument të rëndësishëm në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe…

Lajme

14/04/2026 11:17

Komisioni për Legjislacion ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e dërguar atë për procedura të mëtejshme në Kuvend.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka vlerësuar projektligjin si një instrument të rëndësishëm në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe rritjen e transparencës institucionale, raporotn lajmi.net

Sipas saj, me këtë ligj vendoset një standard më i qartë në trajtimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke theksuar se qeverisja e përgjegjshme dhe transparenca duhet të jenë parime të detyrueshme e jo opsionale.

Gërvalla ka theksuar se Byroja nuk do të ketë kompetencë të drejtpërdrejtë për konfiskim, por do të mbledhë dhe analizojë të dhëna financiare, ndërsa vendimet përfundimtare do të merren nga gjykatat kompetente.

“Vendimi për konfiskim merret nga gjykata”, shtoi ajo./Lajmi.net/