​Ja çfarë pritet nga moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e martë do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas një njoftimi të institutit, gjatë ditës, vranësirat në disa zona pritet të sjellin riga të lehta shiu, ndërsa në përgjithësi moti do të mbetet relativisht i qëndrueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin…

Lajme

14/04/2026 08:38

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e martë do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas një njoftimi të institutit, gjatë ditës, vranësirat në disa zona pritet të sjellin riga të lehta shiu, ndërsa në përgjithësi moti do të mbetet relativisht i qëndrueshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.