Ramadani paralajmëron një parti të re politike: Do të formësohet në të ardhmen dhe do të lë në histori një pjesë të madh të partive aktuale

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka shkruar në lidhje me situatën politike në Kosovë. Ai ka thënë se e tëra është kthyer në njëlloj drame pasi sipas tij politikanët kryesorë duan që Kosova të mbetet në situata dramatike vazhdimisht. Ramadani gjithashtu ka shtuar se nëse partitë politike nuk riorganizohen, qytetarët do ta bëjnë atë. “Pra,…

Lajme

13/04/2026 10:10

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka shkruar në lidhje me situatën politike në Kosovë.

Ai ka thënë se e tëra është kthyer në njëlloj drame pasi sipas tij politikanët kryesorë duan që Kosova të mbetet në situata dramatike vazhdimisht.

Ramadani gjithashtu ka shtuar se nëse partitë politike nuk riorganizohen, qytetarët do ta bëjnë atë.

“Pra, ka shumë qytetarë, aktivistë, kontribues dhe të rinj që janë të gatshëm të angazhohen për të ndërtuar diçka të re, për të formësuar një platformë të re që do të vjen në shprehje nëse partitë politike aktuale nuk riorganizojnë veten. Një lëvizje e re popullore politike do të formësohet në periudhën e ardhshme dhe do të lë në histori një pjesë të madhe të partive politike aktuale”, ka shkruar Ramadani në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: