Pas rezultatit të zgjedhjeve në Hungari, Tahiri paralajmëron rënien e Albin Kurtit nga Qeveria në Kosovë

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Hungari, duke i lidhur ato me situatën politike në Kosovë. Përmes një postimi në facebook, Tahiri ka theksuar se ndryshimet që ndodhën në Hungari mund të shërbejnë si sinjal edhe për votuesit në Kosovë. Ndërsa ka shtuar se…

Lajme

12/04/2026 22:00

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Hungari, duke i lidhur ato me situatën politike në Kosovë.

Përmes një postimi në facebook, Tahiri ka theksuar se ndryshimet që ndodhën në Hungari mund të shërbejnë si sinjal edhe për votuesit në Kosovë.

Ndërsa ka shtuar se kjo mund të ndodh edhe në Kosovë më 7 ose 14 qeshor të këtij viti.

“Nëse në Hungari nuk ka pi ma ujë populizmi dhe i ka ardhë fundi, e njëjta duhet edhe mundet me ndodhë në Kosovë, më 7 ose 14 qershor 2026”, ka deklaruar Tahiri.