Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen. Ai ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë për të demoluar vetë këto ndërtime dhe për të tërhequr materialet, duke shmangur pasoja të mëtejshme. Rama theksoi se Inspeksioni i Komunës ka vendosur një afat paralajmërues për të…

Lajme

12/04/2026 16:43

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen.

Ai ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë për të demoluar vetë këto ndërtime dhe për të tërhequr materialet, duke shmangur pasoja të mëtejshme.

Rama theksoi se Inspeksioni i Komunës ka vendosur një afat paralajmërues për të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje, me qëllim që qyteti të bëhet më i rregullt dhe më i sigurt për të gjithë.