Banda franceze ia djeg veturat Mozzikit në Zvicër, reagon reperi: I paralajmëroj shqiptarët që kanë biznese të ngjashme t’i rrisin masat e sigurisë

Reperi Mozzik ka bërë të ditur se biznesi i tij ka qenë cak i një sulmi, për të cilin thotë se është kryer nga një grup personash që i ka cilësuar si “bandë nga Franca”. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se garazhi i tij është sulmuar me benzinë, ndërsa disa automjete…

ShowBiz

11/04/2026 21:00

Reperi Mozzik ka bërë të ditur se biznesi i tij ka qenë cak i një sulmi, për të cilin thotë se është kryer nga një grup personash që i ka cilësuar si “bandë nga Franca”.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se garazhi i tij është sulmuar me benzinë, ndërsa disa automjete janë dëmtuar si pasojë e incidentit.

Rasti është bërë publik nga vetë artisti në Instagram, ndërsa nuk dihen ende detaje zyrtare lidhur me ngjarjen apo reagimi i autoriteteve.