Franca, e kujdesshme për një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve
Pas një takimi me kompanitë shpërndarëse, ministri francez i Ekonomisë, Roland Lescure u shpreh i kujdesshëm lidhur me një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve, duke theksuar paqëndrueshmërinë e tregut të naftës dhe pasigurinë mbi një hapje reale të Ngushticës së Hormuzit. “Tregjet janë jashtëzakonisht të paqëndrueshme”, deklaroi Lescure në një konferencë për shtyp…
Bota
Pas një takimi me kompanitë shpërndarëse, ministri francez i Ekonomisë, Roland Lescure u shpreh i kujdesshëm lidhur me një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve, duke theksuar paqëndrueshmërinë e tregut të naftës dhe pasigurinë mbi një hapje reale të Ngushticës së Hormuzit.
“Tregjet janë jashtëzakonisht të paqëndrueshme”, deklaroi Lescure në një konferencë për shtyp duke sqaruar se çmimi i naftës në Roterdam po rritej pas një rënie të fortë të mërkurën, shkruan ata-afp.
Ai shtoi se është ende e paqartë se si do të zbatohej konkretisht armëpushimi.
“Megjithëse shpresat për hapjen e Ngushticës së Hormuzit nuk janë realizuar ende, çmimet aktuale mbeten më të ulëta se dy ditë më parë”, theksoi ministri.
“Shpresojmë që uljet të pasqyrohen gradualisht me rritjen e furnizimeve”, shtoi ai duke paralajmëruar se mund të duhen disa orë apo ditë që stacionet e karburanteve të rifurnizohen.